“Smartphone” që mund të lahet në lavatriçe

08/01/2013 17:10

Një smartphone i ri, i cili nuk dëmtohet nga kontakti me ujin, do te dale në treg nga kompania “Sony”.

I quajtur “Xperia Z”, ky ”smartphone” u prezantua në një ceremoni gjatë një panairi për pajisjet elektronike, të mbajtur në Las Vegas.

I konsideruar nga prodhuesit e tij si “smartphone” më i mirë i prodhuar ndonjëherë, “Sony” shpreson që të jetë në gjendje të thyejë dominimin e “iPhone” të “Apple” dhe “Galaxy” të “Samsung”, nëpërmjet këtij produkti novator.

Një celular me opsionet e zakonshme të një “smartphone”, përfshirë një kamera 13 megapiksel dhe sistemin e operimit “Android”, “Xperia Z” do të dalë në shitje në muajin mars.

I testuar përpara publikut, një ekzemplar baze i “Sony”-t u hodh në ujë në një thellësi 1,5 metra, ku u la për gjysmë orë dhe u nxor tërësisht në gjendje funksionale prej tij.

Sipas “Sony”-t, që pretendon se një në dhjetë celularë aktualë prishen sepse bien në ujë, ky “smartphone” i ri jo vetëm që i reziston kontaktit me ujin, por ai mund të lahet në lavatriçe, për t’u pastruar nëse ndotet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA