NASA zbulon 461 planetë si Toka
08/01/2013 04:15
Janë plot 461 planetët e rinj potencialë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të të njëjtave dimensione si Toka.
Ky është zbulimi i fundit i teleskopit hapësinor të NASA-s, “Kepler”, gjatë 22 muajve vëzhgimi në hapësirë.
Mes planetëve potencialë të zbuluar, është edhe njëri me përmasa edhe njëherë e gjysmë sa Toka, i cili rrotullohet në mënyrë analoge përreth diellit të tij, por në 242 ditë.
Objektivi i misionit të “Kepler”, që ka nisur në 2009-n, është përcaktimi se sa yje të hapësirës mund të kenë jetë, apo më mirëm se ku mund të jetohet tjetër.
Top Channel