Kinematografia iraniane në zi

08/01/2013 21:00

Kinematografia iraniane nuk gëzon ndonjë famë botërore, por askush nuk mund të kritikojë atë për mungesën e realizimit…

Në një skenë dedikuar luftës irano-irakene të viteve 1980-88, një shpërthim në sheshbetejën e inskenuar i kushtoi jetën gjashtë personave ditën e mërkurë.

Një gabim i rëndë i piroteknikëve, në përllogaritjen e fuqisë dhe valës shpërthyese, la të vdekur drejtorin e efekteve speciale, disa aktorë dhe anëtarë të stafit.

Në këto xhirime, regjizori kishte vendosur të përdorte eksplozivë të vërtetë, si rrjedhojë e pamundësisë për të blerë fishekzjarrë të posaçëm, për shkak të embargos ekonomike që i është vendosur vendit.

“Eksplozivët ishin të njëjtë me ata të përdorur në zonat e luftës. Nuk kishim zgjedhje tjetër, por të përdornim këtë lloj eksplozivi, pasi importi i fishekzjarrëve që do të na ishin nevojitur është i ndaluar”, deklaroi një prej producentëve, Abbass Shoghi, për agjensinë “IRNA”.

Premiera e këtij filmi, i cili ishte reklamuar si një prej filmave më të suksesshëm ndonjëherë në kinematografinë vendase eshte planifikuar për muajin Shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA