
Cmenduria e një elefanti shkaktoi një të plagosur dhe panik mes qindra banorëve në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi.
Fermerët e zonës shprehin shqetësimet e tyre për shtimin e sulmeve të elefantëve që shpesh përfundojnë me dëme njerëzore dhe materiale të konsiderueshme për ta.
Në rastin më të fundit, banorët thonë se elefanti vrapoi për 30 minuta në të njëjtin terren duke shkatërruar plotësisht infrastrukturën vaditëse në zonë, disa shtëpi dhe sende të tjera.
Autoritetet indiane thonë se elefantët e egër u afrohen fshatrave në kërkim të ushqimit dhe kur përballen me njerëzit që tentojnë të mbrojnë të mbjellat e tyre, ata “tërbohen” duke shkatërruar gjithcka që u del përpara.
Në këtë zonë të Indisë, sulmet e elefantëve janë shndërruar në problem. Banorët i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për t’i shpëtuar nga të tilla sulme që u cojnë dëm punën dhe mundin disa-mujor në bujqësi.
Top Channel