Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush e zëvendëson Enea Karakaçin Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe i ka kaluar njësisë
task-force në kryeqytet materialet në ngarkim të tre gjyqtarëve të
Apelit Durres, të akuzuar nga familjarët e ish-shoferit të kryekomisarit
Adem Tahiraj se kishin kerkuar para per ta liruar nga burgu ish-policin
Fatmir Hoxha.
Në kete menyre, per te verifikuar keto pretendime, veprimet e metejshme hetimore do te kryhen nga Prokuroria e Tiranes.
Ne fakt, nisjen e verifikimeve i njoftoi ne fillim te vitit Zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila vuri nje dijeni se prokuroria eshte vene ne levizje pas denoncimit ne media te familjareve te Fatmir Hoxhes te cilet treguan nje zarf, ku sipas tyre ishin 5 mije eurot qe ja kishin ofruar gjyqtarit per te ndryshuar masen e sigurise, por ai nuk ka pranuar pasi ka kerkuar me shume e konkretisht 15 mije euro”.
Nderkaq, Gjykata e Krimeve te Renda ka publikuar daten 18 janar si diten e nisjes se procesit ndaj te akuzuarit per vrasjen e Adem Tahirajt, Ilir Xhakja. Në kerkesen per gjykim, Prokuroria tregon skemen si u vra gjate nje patrullimi kryekomisari Tahiraj. Ne çastet kur ish-kryekomisari ka urdheruar bllokimin e nje mjeti ‘Opel’, ne te cilin ndodhej Ledian Krasniqi 17 vjeç, ne vendngjarje afrohet nje automjet tjeter, thote prokurori.
“Ky është çasti fatal kur në këtë konflikt u përfshi shefi i Komisariatit, i cili në ushtrim të detyrës, e pyeti personin kush ishte dhe çfarë kërkonte. Sipas dëshmisë së policit Fatmir Hoxha, Ilir Xhakja reagoi menjëherë në mënyrë të dhunshme, duke e share dhe nxorri pistoletën nga brezi. Provohet se në këtë moment shefi i Komisariatit bëri prapa duke i bërë thirrje Xhakjes që të mos afrohej, kurse polici Fatmir Hoxha ndërhyri duke i dalë para autorit dhe duke bërtitur disa herë me zë të lartë: “Është Shefi i Komisariatit…!” Autori duke shtyrë me trup policin Fatmir Hoxha, mundi të vendosë dorën mbi supin e tij dhe qëlloi gjashtë herë rresht mbi trupin e Kryekomisarit”.
Top Channel