Cana votoi Ronaldon, De Biazi Messi-n

08/01/2013 00:00

Zyrtarizimi i fituesit të Topit të Artë, me Lionel Mesin në podium për
herë të katërt radhazi nuk e ka habitur shumë opinionin sportiv. Por ajo
që ka surprizuar disi ishin zgjedhjet e disa trajnerëve dhe kapitenëve
të kombëtareve të ndryshme që e kanë vendosur argjentinasin shpeshherë
edhe zgjedhje të tretë.

Në transparencën e votimeve të bërë nga Qeveria e futbollit ndërkombëtar vërehet edhe votimi i bërë nga protagonistët shqiptarë. Kapiteni i kombëtares kuqezi Lorik Cana i ka dhënë 5 pikë Kristiano Ronaldos që e ka vlerësuar si më të mirin në 2012, ndërsa i ka dhënë 3 pikë Lionel Messi-t dhe 1 pikë Andres Iniestës.

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi i ka dhënë 5 pikë Lionel Mesit fituesit të zyrtarizuar, 3 pikë Kristiano Ronaldos ndërsa 1 pikë mesfushorit të realit dhe Spanjës, Ksabi Alonso. Për mediat shqiptare ka votuar gazetari Besnik Dizdari duke dhënë 5 pikë për Messin, 3 Ronaldos dhe 1 Iniestës.

Vlen të theksohet se trajnerët kryesorë të kombëtareve të futbollit nuk kanë zgjedhur Messi-n në vendin e parë. Visente del Boske, ka arritur deri aty sa ka lënë argjentinasin jashtë podiumit të më të mirëve, ndërsa pikët maksimale shkuan për Kasijas.

Top Channel