Arrestohet gazetari i ATSH, distancohet Agjencia

08/01/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka prangosur një gazetar me akuzën e korrupsionit
pasiv. Sipas njoftimit zyrtar Bektash Zeneli, 50 vjeç, lindur e banues
në Krujë, me detyrë pranë ATSH-së, ushtronte presion ndaj një punonjësi
policie në Pikën kufitare të Kakavijës.

Ai i kërkonte 3 mijë euro policit, për të mos i transmetuar një video ku e kishte filmuar para Krishtlindjeve në pikën kufitare, që sipas tij implikonte punonjësin e policisë në afera.

Arrestimi i 50-vjeçarit është bërë në një lokal afër Zogut Zi në Tiranë, gjatë shkëmbimit të lekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e Eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për ti bërë presion punonjësit të Policisë

Distancohet ATSH-ja

Agjencia Telegrafike Shqiptare u distancua dhe denoi veprimin e gazetarit Bektash Zeneli, i cili u ndalua nga Policia e Gjirokastres me urdher te Prokurorit,per korupsion pasiv personal dhe e pushoi menjehere nga puna .

Drejtoria dhe gazetaret e ATSH-se, distancohen dhe denojne kete akt korruptiv, qe eshte ne kundershtim të plote me misionin fisnik te  gazetareve te ketij Institucioni te rendesishem mediatik, qe ne radhe te pare kane informimin e sakte te opionionit publik dhe ruatjes se etikes profesionale gjate ushtrimit te  aktivitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB