Tiranë, treni përplas makinën

07/01/2013 18:30

Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku një tren ka goditur një automjet që po tentonte të kalonte në një kalim.

Sipas informacioneve të fundit, automjeti është goditur nga një tren i linjës Tiranë-Durrës dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesja e tij.

Sipas burimeve policore zyrtare, viktima është shtetasja Kristiana Ndosha, 20 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë disa momente pas aksidentit në spital.

Ndërsa vëllai i 20-vjeçares, shtetasi Ford Ndosha, ka mbetur i plagosur nga përplasja dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe ende nuk dihet nëse përgjegjësia ka qenë e drejtueses së automjetit, apo e trenistit.

Dyshohet se 20-vjeçarja ka tentuar të kalojë kalimin por ka mbetur e bllokuar dhe në momentin e afrimit të trenit nuk ka arritur të vërë në lëvizje automjetin e saj.

Një tjetër faktor që mund të ketë kontribuar në aksidentin në fjalë është edhe gjendja e mjeruar e hekurudhave shqiptare si dhe mungesa e sinjalistikës. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA