PS, letër Drejtorisë së Transporteve për listën

07/01/2013 00:00

PS i ka nisur një kërkesë drejtorisë së përgjithëshme të shërbimit të
transportit rrugor Tiranë, për të marrë informacion të plotë se cilët
deputetë të opozitës janë debitorë për mosshlyerje të taksave vjetore të
makinave për vitin parardhës.

Është Taulant Balla, sekretar i grupit parlamentar të PS-se, ai i cili ka nisur kërkesën drejtorit të kësaj drejtorie zotit Arben Pinari.

Në këtë letër deputeti Balla thotë se: “e bëjmë këtë kërkesë sepse nga verifikimet tona paraprake na rezulton se në listën e publikuar në media, ka pasaktësi serioze”.

Top Channel