Protestë kundër Agimit të Artë

07/01/2013 00:00

Pas deklaratave fyese të Partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”
drejtuar shqiptarëve kanë filluar edhe reagime nga përfaqësues të
forumeve të ndryshme shqiptare. 

Nje reagim eshte organizuar ne qytetin e Tepelenes nga forumi ‘Djemte e Gjirokastres, Laberise, Permetit, Sarandes dhe Delvines’. Te veshur me ngjyrat e flamurit kombetar ata zhvilluan nje tubim perpara memorialit te Ali Pashe Tepelenes.

I njejti tubim eshte organizuar edhe në qytetet e Delvines dhe Gjirokastres. Forumi reagoi ndaj deklaratave te partisë greke “Agimi i Arte” bërë disa ditë më pare ku fyeshin dhe perçmoheshin shqiptaret. Perballe memorialit te Ali Pashe Tepelenes anetaret e ketij forumi kane djegur ate qe per ta simbolizonte flamurin e Partise Nacionaliste greke “Agimi i Arte”.

Top Channel