Një ortek gurësh ka bllokuar kalimin e 10 mijë banorëve të zonës së Shishtavecit, Topojanit dhe një pjesë të komunës Zapod.

Rruga që të çon në këto zona është bërë e pakalueshme për shkak të shembjeve të vazhdueshme të shpatit të malit që ka bllokuar rrugën për mjetet, por nuk lejon as levizjen e kembesoreve per shkak se ne çdo moment shemben gure.

Rrugëzgjidhja eshte një tunel, po aq i rrezikshem i ndertuar per nje hidrocentral ne kete zone. Çdo mesdite dhjetera persona kalojne ketu per te marre furnizimet, kryesisht ne ushqime.

Nderkohe sipas banoreve edhe nese hapet rruga, ky akse paraqet rrezikshmeri te larte per shkak te shembjeve te vazhdueshme si dhe renien e gureve ne menyre te pa nderprere. Menyra me e pershtatshme per te shmangur rrezikun eshte veshja e te gjithe anes se malit me rrjeta mbrojtese. Banoret ankohen se bllokimi i rruges ka veshtiresuar se tepermi jeten e tyre. Ata detyrohen te transportojne vetem ne krahe ushqimet, femijet si dhe te semuret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB