Ter Stegen, portieri i ardhshëm i Barçës

06/01/2013 18:40

Portieri i Borussia Munchengladbah, Ter Stegen nuk do të rinovojë kontratën me klubin e tij aktual, duke i hapur kështu derën mundësisë së kalimit të tij në radhët e Barcelonës.

I riu, i cili konsiderohet si një premtim i portës gjermane, u kërkua nga Barça  gjatë merkatos së shkuar verore, si zëvendësues i Victor Valdesit, por në fund marrëveshja nuk u konkretizua.

Pavarësisht kësaj, Valdes qëndroi në “Camp Nou” dhe klubi katalanas nuk u vendos në kërkim të asnjë portieri tjetër, duke e lënë interesin për Ter Stegen të ndezur.

“Ter Stegen na ka komunikuar që nuk do të pranojë ofertën që i kemi bërë për zgjatjen e kontratës”, deklaroi Max Eberl, drejtori sportiv i klubit gjerman. “Me siguri, ai do të largohet në fund të sezonit tek klubi që është përfolur gjatë së fundmi nga mediat”.

Megjithatë, Eberl shtoi se për momentin nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare nga ana e Barcelonës.

Top Channel