
Luhatja e temperaturave në këto ditë janari ka rritur numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e shumta që qarkullojnë.
Në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës paraqiten në ditë për vizitë rreth 250 pacientë të vegjël të cilët paraqesin simptoma të ndryshme, që nga temperatura e lartë deri dhe të vjella.
Mjekja pediatre Elda Skënderi u rekomadon prindërve që të marrin masa që në shtëpi për uljen e temperaturës pasi shpesh nga temperatura e lartë fëmijët e vegjël shkaktojnë konvulsione.
“Medikamentet për uljen e temperaturës duhen përdorur në shtëpi fillimisht pasi ato janë të njëjtat si në spitale. Nëse temperatura nuk ulet, atëherë duhet që prindërit tu drejtohen klinikave”, shprehet Skënderi.
Nga ana tjetër, mjekja pediatre rekomandon që fëmijët e vegjël, si më të prekurit nga virozat, të mbahen në ambiente të ngrohta dhe të mos frekuentojnë shpesh ambientet kolektive të mbyllura.
Top Channel