Korçë, zënkë me thika mes të rinjve

05/01/2013 00:00

Një zënkë me thika dhe në gjendje të dehur mes disa të rinjve në qytetin e Korçës në orët e natës mes së premtes dhe të shtunës ka shkaktuar dy të plagosur.

Sipas policisë së qytetit të Korçës të plagosur nga goditjet e marra nga thikat janë shtetasti Fatjon Muharremi dhe Lorenc Dauti. Uniformat blu dyshojnë se zënka ka nisur për motive banale dhe në të është përfshirë edhe Ruli Sotiri.

Nga dinamika e ngjarjes mendohet se ky i fundit ka goditur me thikë Fatjon Muharremin, ndërsa vetë Muharremi kishte goditur më parë Lorenc Dautin.

Dy të plagosurit aktualisht ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia u komunikoi masën e arrestit.

Top Channel