Fëmijët e emigrantëve problem me gjuhën shqipe

05/01/2013 00:00

Mbi 2700 nxënës shqiptarë të kthyer gjatë vitit 2012 nga Italia dhe Greqia janë regjistruar në shkollat shqiptare.

Rikthimi pas shume vitesh ne Shqiperi ka bere qe keta nxenes te perballen me nje problem te madh, gjuha shqipe. Nje pjese e madhe e nxenesve hasin probleme te medha ne te folur por edhe ne te shkruar ne gjuhen shqipe, cka ka bere qe shume prej tyre, te bejne nje vit pushim.

Nxenesit te cilet jane ne ciklin 9-vjeçar e kane me te thjeshte per te punuar me gjuhen shqipe dhe programin mesimor.Veshtiresi paraqesin te rinjte qe duhet te ndjekin ciklin e larte arsimor.Para se ata te japin provimet e detyruara duhet te japin provimin e gjuhes shqipe, pasi nje pjese e madhe nuk e zoteron ate.

Kriza ekonomike qe ka prekur Italine dhe Greqine ka bere qe ne Shqiperi te kthehen mijëra familje duke vene ne dukje, problemin e madh ate te mosasimilimit te gjuhes shqipe.

Top Channel