Durrës, vidhte të atin, pranga 18-vjeçares

05/01/2013 00:00

Një 18-vjeçare ka përfunduar në pranga në qytetin e Durrësit si autore e vjedhjes së një sasie të madhe parash nga kasaforta e të atit.

Në pranga përfundoi 18-vjeçarja Fatma Buziu e cila dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 4 milion lekë nga paratë e familjes së saj në periudha të ndryshme kohore.

Policia nisi hetimin pas denoncimit të të atit të vajzës, i cili në padijeni të autorit të veprës, u ishte drejtuar uniformave blu për të paditur zhdukjen e pasurisë. Pas thellimit të hetimeve, policia ra në gjurmët e 18-vjeçares.

Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën 600 mijë lekë, ndërkohë që paratë e tjera ajo deklaroi se i kishte shpenzuar.

Top Channel