Butrint, gjueti e paligjshme e rosave

05/01/2013 17:45

Peshkatarët e liqenit të Butrintit kanë denoncuar disa gjuetarë që sipas tyre gjuajnë ilegalisht rosat e egra.

Peshkatarët kanë shprehur shqetësimin e tyre se, veç rrezikut të zhdukjes së rosave, nga kjo gjueti i paligjshme kërcënohet edhe jeta e tyre.

Peshkatarët kanë informuar autoritetet e Sarandës se, një skafi me gjuetarë qëndron prej ditësh në liqenin e Butrintit.

Top Channel