Nga mbledhja e parë e Qeverisë për këtë vit,Kryeministri Berisha u uroi
shqiptarëve që ky vit të shënojë rritjen e mirëqënies së tyre.
Dhe megjithese kriza europiane parashikohet te jete afatgjate, Kryeministri tha se te dhenat e ekonomise shqiptare japin shprese per ate qe e quajti optimizem realist. Kryeministri analizoi dy tregues, xhiron e pergjithshme te bizneseve dhe eksportet, duke karahasuar te dhenat e tyre per 10-mujorin e 2012-s me ate te nje viti me pare.
Treguesi i eksporteve sipas te dhenave te Kryeministrit shenon rritje prej 22 miliarde ose 18 perqind, qe do te thote se prodhimet vendase jane shitur me shume ne 10-mujorin e vitit 2012 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Por treguesi i xhiros se pergjithshme sipas Kryeministrit Berisha eshte edhe me domethenes, pasi verteton se fuqia blerese jo vetem nuk ka rene por eshte rritur me 101 miliarde leke, krahasuar me te njejten periudhe te 2011-s.
Per te gjithe ata qe thone se ka rene fuqia blerese ka nje shifer te deklaruar nga biznesi qe pergenjeshtron ate ne menyren me ekzemplarë. Kjo nuk perjshaton renie ne biznese te caktuara, por ne total vendi ka nje rritje te qendrueshme te xhiron totale, qe përgënjshtron në menyre perfundimtare idene e renies se fuqise berese.
Mbledhja e qeverise perkoi me hyrjen ne fuqi te ligjit qe heq TVSH-ne per te gjjitha makinerite prodhuese, nje akt qe sipas Kryeministrit Berisha eshte i dyti per nga rendesia pas vendosjes se takses se sheshte. Me heqjen e TVSH-se per makinerite prodhuese per te gjitha bizneset, buxheti i shtetit humb te pakten 110 milione euro, por Kryeministri Berisha tha se ne kete kohe te veshtire per ekonomine globale, ajo qe fitohet eshte shume me shume.
“Me kete hap, por dhe me te tjere qe jane ne shqyrtim, i japim nxitje rritjes se prodhimit te vendit dhe nxitje te punesimit. Po shqyrtojme masa te tjera me bizneisn. Ne i permbahemi parimit qe te perballojme kete krize afatgjate, me nxitjen e biznesit vendas dhe te huaj ne Shqiperi dhe kjo po ndodh”, u shpreh Berisha.
Rama: Berisha po na kopjon programin
Kreu i opozitës Edi Rama komentoi në rrjetin social Twitter një prej vendimeve të Qeverisë, për të cilat thotë se “Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tone me heqjen e TVSH per makinerite e me sportin si ure bashkimi kombetar… E inkurajoj te kopjoje me tej!”
Në nje tjetër mesazh që i drejtohet Kryeministrit Sali Berisha, kryesocialisti Rama i kërkon kreut të Qeverise që të heqe taksen e biznesit te vogel. “Te heqe akcizen e naftes bujqesore.Te pesefishoje financimin per bujqesine dhe te akreditoje universitetet”, shkruan Rama. Ne mesazhin tjeter, lideri i opozites thote se “Kryeministri te beje te pakten kaq deri ne qershor kur me voten e nje shumice derrmuese ne do realizojme piken e programit per largimin e Qeverise se tij”.
Top Channel