Gjykata e Apelit shtyn sërish vendimin për të akuzuarit si përgjegjës të
tragjedisë së Gërdecit, duke caktuar 13 shkurtin si datë për dhënien e
vendimit final.
Çështja e tragjedisë së Gërdecit, ngjarje e ndodhur 5 vjet më parë, kur nga shpërthimi i një fabrike armatimesh rreth 15 kilometra nga Tirana humbën jetën 26 persona, ndërkohë rreth 300 të tjetër u plagosën, vijon të endet dyerve të gjykatave.
Trupa gjyqësore e Apelit e cilësoi si shumë voluminoze dhe komplekse dosjen e Gërdecit, duke shtyrë ditën e sotme vendimin për 29 të akuzuarit si përgjegjës për një nga ngjarjet të rënda të 20 viteve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë drejtësinë që nuk po u jepet prej kaq vjetësh.
Më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së “Gërdecit”, duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar të “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgjin.
Top Channel