Pa u mbushur as 24 orë, një tjetër ekzekutim ka ndodhur në Tiranë. Një
emigrant 40-vjeçar, i sapo kthyer nga Italia është ekzekutuar me plumb
në kokë në orët e para të mëngjesit. Trupi i tij është gjetur gjatë
paradites brenda një furgoni me targa italiane.

Policia njoftoi se viktima eshte shtetasi Agron Dervishi, i cili eshte vrare me nje plumb ne koke ne fshatin Mazrek te komunes Kashar. Uniformat blu po hetojne ne disa pista dhe po perpiqen te identifikojne autorin e ketij krimi.

Kjo eshte vrasja e dyte ne Tirane ne kete fillim viti, pasi nje dite me pare prane spitalit te femijeve ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” u ekzekutua nje taksist. 53-vjeçari Mehmet Beqiri u qellua ne makinen e tij te tipit benz me kater plumba, tre prej te cileve i moren jeten.

Vetem pak caste pas krimit, uniformat blu identifikuan dhe arrestuan si autor te dyshuar Aldo Morinen, nenoficer i repartit ushtarak te Zallherit.

Per policine dy personat njiheshim me njeri-tjetrin, ndersa vrasja mund te kete ndodhur per ceshtje morale.

Top Channel