Totti: Dua një trofe në 2013-n

01/01/2013 18:45

“Një trofe, apo ndoshta titullin: tifozëve tanë u uroj një vit me fitore”. Fjalët e Francesco Totti-t, i grumbulluar me ekipin në Amerikë, kumbojnë si një këngë e ëmbël kundrejt “urisë” së popullit roman.

“Shpresoj të jetë një vit special, – ka shtuar kapiteni. – Personalisht, uroj të vazhdoj të luaj siç kam bërë gjatë kohëve të fundit. Presidenti Pallotta dëshiron që të jem i pari, që të shënoj një gol në stadiumin e ri, sepse kam edhe 4 vite kontratë me këtë klub”.

Totti, në fund të seancës stërvitore, në të cilin ka pësuar edhe një tërheqje të lehtë muskulare, dhe pak përpara se të niste sfida e basketbollit mes Miami Heat dhe Orlando Magic, ka zbuluar se mendon për të rrëmbyer rekordin e golashënuesit Silvio Piola.

Ish-sulmuesi i Lazio-s është ndalur në kuotën e 274 golave në Serie A, ndërsa kapiteni i Romës është në kuotën e 221 golave. “Ndoshta ia arrij përpara se të largohem nga futbolli…”. Gjithsesi, në fillim kërkon një sukses me ekipin: “Romanistët e presin prej shumë kohësh”, ka përfunduar kapiteni.

Top Channel