Nata e ndërrimit të viteve, festime në Tiranë

01/01/2013 00:00

Nën dritat e fishekzjarreve shumëngjyrëshe, Tirana ka pritur vitin e ri
2013 në një atmosferë festive që ka përfshirë thuajse të gjitha sheshet
dhe rrugët e kryeqytetit menjëherë pasi akrepat e orës shënuan momentin e
shumëpritur të ndërrimit të viteve.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë preferuar të festojnë në mënyrë tradicionale, në shtëpi, pranë familjarëve dhe të afërmve, në shoqërinë e programeve të larmishme televizive. Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur restorantet e shumta të kryeqytetit për të festuar deri në orët e para të mëngjesit pranë miqve e njerëzve më të dashur .
Për më të rinjtë, darka e më tej urimi për një vit të ri të mbarë ka vijuar me shëtitjen e bulevardit apo ndalesën pranë koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’.

Si çdo vit, një tjetër alternativë janë pubet të cilat me rastin e ndërrimit te viteve përgatisin një atmosferë disi ndryshe nga ajo që ofrohet në fundjavat e zakonshme kryeqytetase.

Viti i Ri nëpër Shqipëri – Si u prit ndërrimi i viteve në mbarë vendin

 

Top Channel