Shkodër, vriten dy persona

31/12/2012 00:00

Një ngjarje e rëndë ka nodhur rreth orës 4 të mengjesit të së hënës në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, ku i zoti i shtëpisë është vrarë dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Krimi është kryer nga disa persona që po tentonin të vidhnin banesen e familjes së shtetasit Zef Markaj, i cili ishte dhe kryetar i Partisë Republikane për komunën.

Gjithashtu, i vrarë sipas policisë ka mbetur dhe një nga personat që dyshohet se po grabiste. Ai është një person me preçedentë penalë si autor i vjedhjeve të disa banesave.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se i zoti i shtëpisë ka diktuar hajdutët që kanë hyrë në banesë dhe së bashku me të vëllain, Gjon Markaj, janë përleshur me armë dhe nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur dy të vrarë dhe një i plagosur.

Ndërkohë, personat e tjerë që kanë marrë pjesë në këtë krim kanë mundur të largohen dhe policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë dhe ndalojë ata.

Ngjarja ka zgjatur për disa minuta duke shkaktuar panik dhe terror në zonën në fjalë.

Top Channel