M.United, De Gea dhe Nani për Cristianon

31/12/2012 11:20

Manchester United nuk do të paguajë më shumë se 73 milionë euro për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos. Sipas ‘The Sun’, klubi anglez do të fusë në tratativë futbollistë të tjerë në mënyrë që të ulë çmimin tepër të lartë të sulmuesit portugez.

Konkretisht, ‘The Sun’ flet për portierin David De Gea dhe mesfushorin Nani, i cili ka karakteristika të përafërta me Cristianon.

Gjithsesi, fundjavën e kaluar Sir Alex Ferguson, trajneri i “Djajve të Kuq”, deklaroi se nuk do të lejonte në asnjë mënyrë largimin e Nanit nga skuadra.

Por, nëse largimi i tij do të ndihmonte në rikthimin e Cristianos në “Old Trafford”, atëherë tekniku skocez do të ishte mëse i lumtur.

Top Channel