Berlusconi: Pato e Robinho, vetëm njëri largohet

31/12/2012 11:40

Padroni i Milanit, Silvio Berlusconi, mbetet optimist edhe pse kuqezinjtë renditen në vendin e shtatë të klasifikimit të Serisë A dhe tifozët janë shumë të pakënaqur.

“Do të kthehemi të fitojmë. Duhet të presim 2-3 vite, por kemi nisur rindërtimin e skuadrës”, u shpreh Berlusconi për ‘Radio Lombardia’.

Në lidhje me largimet thuajse të sigurta të Patos e Robinhos, presidenti theksoi: “Unë shpresoj që të largohet vetëm njëri prej tyre. Më vjen shumë keq sidomos për Paton sepse ai ishte e ardhmja e Milanit, një kampion i vërtetë.”

Më tej, Berlusconi shtoi: “Duhet të bazohemi tek futbollistët e rinj në mënyrë që në të ardhmen të kemi kampionë të mëdhenj në skuadër. Kemi fituar për 26 vite dhe nuk mund të fitojmë përjetësisht. Na u larguan shumë kampionë për shkak të moshës, lojtarë që na shndërruan në klubin me më shumë trofe në botë. Do të fitojmë sërish në Itali, Europë dhe Botë, por duhet të besojmë në rindërtimin e skuadrës.”

Top Channel