Reagon Argita Berisha

30/12/2012 00:00

Pas akuzave të PS-së reagoi edhe vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, dhe bashkëshorti i saj.

“Sot z. Rama vijoi sulmet politike me spekulimet e radhës për të ardhurat tona të fituara në mënyrë të ligjshme dhe të deklaruara pranë organeve shtetërore me transparencë të plotë. Ky njeri i zhveshur nga çdo normë dhe moral njerëzor shpif çdo ditë, manipulon në lidhje me të ardhurat, të cilat janë fituar me aktivitet profesional, kërkimor-shkencor, botues dhe mësimdhënës në universitete private; në të njëjtat universitete, ku shumë më të paguar se ne, janë disa nga deputetët socialistë, përfshi dhe bashkëshorten e tij, Linda Basha. Rama, që shpif e trillon prej 10 ditësh, nuk paraqet dot as edhe një fakt të vetëm për ILDKP, prokurorinë apo gjykatën”, thuhet në deklaratën e Argita dhe Jamarbër Malltezit.

“Z. Rama tregoju shqiptarëve se me çfarë parash udhëton për pushime luksoze në hotele, të cilat, siç është bërë publike nga një e përditshme, janë më të shtrenjtat e Europës dhe gjirit Persik, ku një natë nuk është më pak se 2500 euro”, përfundon deklarata e Argita e Jamarbër Malltezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA