Dekorimet e Presidentit Nishani

30/12/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbyllje të vitit 2012, kur Shqipëria dhe shqiptarët kremtuan madhërishëm 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, nderoi lart veprën e shquar dhe kontributin e disa personaliteteve të artit, kulturës dhe sportit shqiptar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u ndal në kontributet dhe veprimtarinë e këtyre personaliteve, duke shprehur vlerësimin më të lartë, njëkohësisht dhe mirënjohjen, për modelin e shkëlqyer të punës me përkushtim dhe vetmohim për ecjen përpara, për zhvillimin dhe trashëgimin e vlerave më të mira të artit, kulturës dhe sportit shqiptar.

Presidenti nderoi me urdhërin Nderi i Kombit, futbollistin e madh Loro Boriçi dhe aktorin e njohur Prokop Mima. Me urdhërin Mjeshter i Madh u dekoruan Mihallaq Luarasi, Kolec Topalli, Rikard Ljarja, Fatos Kongoli, Justina Aliaj, Alush Shima dhe Visar Zhiti.

Top Channel