Mourinho: Nuk e mendoj tërheqjen

29/12/2012 17:55

Ashtu siç theksoi një javë më parë pas humbjes me Malagën në kampionat, edhe një herë më shumë, Mourinho theksoi se nuk ka asnjë qëllim që të dorëhiqet nga Reali, e aq më pak të tërhiqeht nga futbolli.

“Ferguson thotë se është tepër i moshuar për t’u tërhequr, ndërsa unë mendoj se jam shumë i ri. Dua të fitoj Champions League me një skuadër të tretë të ndryshme”, deklaroi portugezi, në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”.

I pyetur për forcën e Juventusit, portugezi pranoi me sinqeritet se do të parapëlqente që Reali i tij të mos përballej me kampionët e Italisë në Champions. “Nuk do të doja të ndeshesha me ta pasi besoj që ekipi i Contes mund të fitojë Champions. Është një skuadër jashtëzakonisht kompakte, e bashkuar, një barkë pothuajse e pamundur për t’u fundosur. i mungon një sulmues? Edhe atë të kishin. Nga ana tjetër, kjo mund të përbëjë një avantazh, pasi kundërshtari nuk mund të fokusohet diku konkretisht, kushdo mund të shënojë”.

Top Channel