Durrës, shtyhet ankorimi i trageteve

29/12/2012 00:00

Asnjë nga tre tragetet e linjës Bari-Durrës nuk është ankoruar mëngjesin e sotëm në sheshin e trageteve të portit të Durrësit.

Kapiteneria portuale bën të ditur se tragetet e linjës “Ionis”, “Rigel” dhe “AF Claudia Prima”, të parashikuar për t’u ankoruar në kalatë në orën 8 të mëngjesit, pritet të mbërrijnë pas mesditës.

Në brigjet perëndimore të Adriatikut, ne ujërat italiane dhe ato ndërkombëtare, deti ka regjistruar një forcë prej 7 ballësh duke shkaktuar vonesa disaorëshe në nisjen e trageteve nga Bari.

Era lëviz në drejtimin veri-verilindje me shpejtësi 36 metra në sekondë. Këto ditë të fundvitit kanë regjistruar një fluks të shtuar udhëtarësh në hyrje në portin detar të Durrësit.

Por gjithësesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është regjistruar një numër më i ulët emigrantësh që mbërrijnë nga kjo portë kufitare për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në vend, Kosovë dhe Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB