Dubai, Maradona “futbollisti i shekullit”

29/12/2012 02:00

Diego Armando Maradona është lojtari më i mirë i shekullit. “Pibe de Oro” ka marrë çmimin e lakmueshëm, gjatë edicionit të tretë të “Globe Soccer Award”, në Dubai.

Së bashku me argjentinasin janë vlerësuar edhe personalitete të tjerë të shquar të botës së futbollit, si Radamel Falcao (lojtari më i mirë i vitit), Atletico Madrid (skuadra më e mirë) dhe Jose Mourinho (trajneri më i mirë i vitit). Çmimi special i karrierës i ka shkuar Michel Platini-së.

Në krahasim me edicionin 2011, çmimet e dhëna kanë qenë 10. Të rejat e tjera kanë të bëjnë me çmimin e rezervuar për goleadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, si produkt kombëtar, dhe ai i karrierës së agjentëve, në analogji me atë që ishte parashikuar për futbollistët.

Këto janë 10 çmimet e dhëna:

Diego Armando Maradona (Lojtari më i Mirë i Shekullit);
Atletico de Madrid (Ekipi më i Miri i Vitit);
Jorge Mendez (Agjenti më i Mirë i Vitit);
Rob Jansen (Çmimi i Karrierës për Agjentë);
Radamel Falcao (Lojtari më i Mirë i Vitit);
Eric Abidal (Çmimi i Karrierës për Futbollistë);
Josè Mario Dos Santos Mourinho Felix (Trajneri më i Mirë i Vitit);
Mourinho (Atraksioni më i Madh i Mediave në futboll);
Hassan Mohamed (Golashënuesi më i Mirë i E.B.A.-ve);
Michel Platini (Çmimi special për Karrierën si futbollist, njeri dhe si trajner).

“Ëndërroj të drejtoj Napolin”

“Të stërvis Napolin është një nga ëndrrat e mia, por është e vështirë: kam një problem fiskal, në lidhje me kontratën time të vjetër. Për Alemao-n dhe Careca-n është gjithçka ‘ok’, ai që më hartoi kontratën është i lirë, ndërsa mua më morën vathin dhe donin të më sekuestronin valixhen”. Kështu është shprehur Diego Maradona, pas çmimit të marrë në Dubai, si futbollisti i shekullit. “I dua shumë tifozët e Napolit dhe nuk më kanë munguar kurrë, sepse në jetën time ka gjithmonë diçka napolitane”.

Top Channel