Aksident rrugor, vdes 7-vjeçari

29/12/2012 16:20

Vetëm disa orë pas aksidentit të fundit tragjik në vend, një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasditen e së shtunës në rrethin e Bulqizës.

I mituri u përplas nga një furgon me targa AA 747 ER, ndërsa po përpiqej të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, në vendin e njohur si Qafa e Buallit.

Për momentin, nuk është ende e qartë dinamika e kësaj përplasje fatale, ndërsa forcat e rendit janë duke kryer ekspertizën në vendngjarje, ku ndaluan edhe drejtuesin e automjetit, shtetasin Ervis Balliu.

Mëngjesin e së shtunës, një autobot me naftë u përmbys në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Kukësit, duke rezultuar në vdekjen e një personi.

Në të njëjtin vend, pikërisht tre ditë më parë, në një aksident tjetër humbën jetën tre persona, me tre të tjerë që mbetën të plagosur.

Top Channel