Juventus, 2012-ta me shifra rekord

27/12/2012 00:00

Bardhezinjtë kanë mbyllur vitin kalendarik me 94 pikë, kundrejt 73 të Milan e Napoli, ndjekësit e parë në klasifikimin “imagjinar” të Serie A.

Juventus, duke konsideruar edhe kupat, ka zhvilluar 52 ndeshje: ka fituar 35 herë dhe ka humbur vetëm 3. Por, mungon një qendërsulmues i mirëfilltë dhe frutdhënës: golashënuesit më të mirë janë Vidal e Vucinic, me 14 gola.

Viti 2012 për Juventus ka qenë një vit i paharrueshëm. Dy trofe: titull dhe superkupë. Por, mbi të gjitha, shumë rekorde: pikësh, golash të shënuar dhe të pësuar. “Zonja e vjetër” zotëron shifra dominuese, më shumë sesa thjesht të qenit i pari, të rikujtuar nga faqja në internet e bardhezinjve. Ja cilët janë:

94 pikë gjatë vitit kalendarik, frut i 28 fitoreve, 10 barazimeve dhe vetëm 2 humbje, pikërisht ato ndaj Inter e Milan, gjatë këtij kampionati. Ndjekin Juve-n, plot 21 pikë pas Milan e Napoli, me nga 73 së bashku. Juve është e para edhe për golat e shënuar, 80 të tilla, dhe ato të pësuara, 20 të tilla. Nëse konsiderohen edhe kupat, mes Italisë dhe jashtë saj, në 52 ndeshje të zhvilluara, Juve ka fituar 35 dhe ka humbur 3 (këtu edhe humbja me Napoli-n në Kupën e Italisë”.

Vërtet shumë gola të shënuar, por nuk ka dalë në pah asnjë “yll” mbi gjithë të tjerët, aty para portës kundërshtare. Golashënuesit më të mirë të këtij sezoni janë Vucinic e Vidal, një mesfushor ky, me 14 gola të shënuar. Në këtë kampionat, kiliani është golashënuesi më i mirë, së bashku me Quagliarella-n, këtë herë me 9 gola së bashku.

Top Channel