Durrës, vdes vajza 7-vjeçare

27/12/2012 22:30

Trajtimi me serum glukoze rezultoi fatal për një vajzë 7-vjeçare diabetike, që gjeti vdekjen në Pediatrinë e QSUT-së.

Mëngjesin e së mërkurës, vogëlushja Arsela Vladi, u dërgua me urgjencë në kryeqytet, e shoqëruar nga pediatria e Durrësit, menjëherë pasi u konstatua se niveli i glukozës në gjak ishte 380 mg.

Para këtij konstatimi, duke mos qenë në dijeni të sëmundjes, as prindërit dhe as mjekët, ajo u trajtua me serum glukoze. Në pediatrinë dhe drejtorinë e spitalit të Durrësit nuk jepet asnjë deklaratë apo informacion zyrtar, përpara se të hetohet dhe të dalin përgjegjësitë e gjithsecilit.

Vajza ishte shtruar në spital, mbrëmjen e së martës. Sëmundja e pakonstatuar në kohë, shkaktoi me sa duket goditjen e trurit. 7-vjeçarja ankohej prej një muaji për dhembje të forta koke, ndërsa gjatë 10 ditëve të fundit kishte rënë shumë në peshë.

Trajtimi i gabuar për shkak të moskonstatimit në kohë dhe kryerjes së analizave paraprake e rëndoi gjendjen shëndetësore të saj, duke i sjellë edhe vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA