Del Bosque: Low, trajneri perfekt për Gjermaninë

27/12/2012 16:20

Vicente Del Bosque, trajneri i përfaqësueses spanjolle të futbollit, e sheh Joachim Low-in si trajnerin perfekt për ekipet kombëtare duke i hequr rëndësi faktit se tekniku i Gjermanisë nuk ka fituar asnjë titull në krye të “pancerave”.

“Stili i tij më bën për vete. I ka sjellë futbollit gjerman një mënyrë të re të të luajturit dhe është trajneri perfekt për Gjermaninë”, theksoi tekniku kampion Bote dhe Europe me Spanjën për ‘Bild’.

“Tifozët gjermanë duhet të jenë krenarë për Low-in sepse e çoi Gjermaninë në finalen e Euro 2008, gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2010 dhe ato të Euro 2012”, shtoi spanjolli.

Duke folur për klubet, Del Bosque theksoi se Bayern Munchen është pretendenti kryesor për fitimin e Ligës së Kampioneve së bashku me Real Madrid dhe Barcelona.

Top Channel