David Villa drejt Chelsea

26/12/2012 14:10

Rafa Benitez kërkon më shumë gola për Chelsea-n e tij dhe mediat britanike publikojnë se trajneri spanjoll ka objektiv kryesor përforcimin e sulmit me bashkëkombasin e tij, David Villa.

Sulmuesi i Barcelonës po kalon një nga periudhat më të këqia në Katalunjë pasi është kthyer në një lojtar rezervë dhe për këtë arsye po kërkon një skuadër tjetër. Ndërsa Chelsea ka vetëm një sulmues në dispozicion: Fernando Torres.

‘Daily Mail’ shkruan se Villa do të shkonte me huazim në Londër deri në fund të sezonit aktual pasi ëndrra e Roman Abramovich është blerja në verë e Radamel Falcao, sulmuesit të Atletico Madrid.

Në këtë mënyrë, 31-vjeçari David Villa do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme për Chelsea.

Top Channel