Real, tifozët “shkarkojnë” Mourinho-n

25/12/2012 00:00

Tani mjaft më! Pasi e ka kapur edhe me “gardën” e vjetër të “merengues”-ve, si dhe ka prishur marrëdhëniet me Florentino Perez, i cili, për shembull, ka dalë haptazi në krah të të përjashtuarit Casillas, Jose Mourinho është përballur edhe me pakënaqësinë e tifozëve të Real Madrid.

Marca, e përditshmja sportive spanjolle, shumë pranë klubit madrilen, e hap faqen e parë online të saj me një njoftim të bujshëm: 82,2% e tifozëve madrilenë nuk e duan më “Special One”. Ja dhe rezultati i sondazhit të bërë nga kjo e përditshme sportive:

Top Channel