Napoli-Cavani, bashkë deri në 2017-n

25/12/2012 18:30

Golashënuesi dhe idhulli i ri i tifozerisë napolitane, Edison Cavani, firmosi një kontratë të re që do ta lidhë atë me Napolin deri në vitin 2017.

I shndërruar në një titullar kyç falë golave të njëpasnjëshëm, uruguajani tashmë është futbollisti më popullor në “San Paolo”, që prej kohës së Diego Armando Maradonës.

Në konferencën për shtyp në të cilën u shpall zgjatja e “dashurisë” dypalëshe, presidenti De Laurentis zbuloi për herë të parë se kishte arritur të refuzonte një superofertë prej 55 milionë eurosh, për të mbajtur në skuadër futbollistin.

”Cavani është një luftëtar që përfaqëson më së miri shpirtin e Napolit dhe të tifozëve tanë. Për ta mbajtur në këtë skuadër, kam refuzuar deri 55 milionë euro dhe do të refuzoja edhe një herë më shumë, pasi Edinson është simboli ynë i ri”, deklaroi De Laurentis.

I pyetur për merkaton, presidenti siguroi se janari do të jetë një muaj i ngarkuar për Napolin, pasi do të realizohen disa blerje, me synim që të sigurohet pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Top Channel