Barcelona synon rekordin 100 pikësh të Realit

25/12/2012 19:00

Ndërsa mbeten dy javë nga fundi i fazës së parë të kampionatit spanjoll, Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të dimrit, në një kampionat ku rivali i vetëm për katalanasit duket se janë ata vetë.

Me 16 fitore dhe një barazim të vetëm, atë ndaj Realit në 17 javët e para të kampionatit, Barcelona ka thyer rekordin e nisjes më të mirë në kampionat dhe duket në gjendje që të thyejë rekordin absolut prej 100 pikësh të vendosur prej Realit të Madridit një vit më parë.

Për të bërë diçka të tillë, Barçës i duhej 51 pikë në 21 javët e ardhshme, ose 17 fitore të tjera, për t’ia dalë mbanë.

Në sezonin 2009-10, Barcelona arriti përfundoi sezonin e saj më të suksesshëm në kampionatin spanjoll, duke fituar titullin pas 31 fitoresh, 6 barazimesh dhe një humbje, për një total prej 99 pikësh.

Top Channel