Sekreti i Borusias së Dortmundit

24/12/2012 00:00

Kampionia e dy sezoneve të fundit në Bundesligën gjermane, Borusia e Dortmundit habiti të gjithë në Ligën e Kampioneve, jo vetëm duke kaluar grupin, por edhe duke mposhtur në sfidat direkte rivalë të frikshëm si Real Madrid i Mourinho-s, apo Manchester City të sheikëve arabë.

Skuadra gjermane fitoi admirimin e specialistëve të futbollit, një shembull i përkryer i një skuadre që bazohet të talentet që nxjerr vetë, tek lojtarë pa emër, por teknikë dhe rrallë-herë të gabueshëm në fushën e lojës.

Por kush është sekreti i lojës së skuadrës së Jurgen Klopp? Quhet Footbonaut, një përzgjedhje mes fjalës “futboll” dhe “astronaut”. Ç’lidhje ka futbolli me astronautët? Futbolli, jo dhe aq…por teknologjia po dhe Dortmund ka vendosur ta shfrytëzojë sa më mirë atë.

Bëhet fjalë për një sistem elektronik të avancuar ky lojtarët e verdhezinj testojnë intuitën, përqendrimin dhe saktësinë e tyre në një shkallë vështirësie, ndoshta shumë herë më të lartë se sa realja në fushë.

“Footbonaut” është një kafaz. Në njërën anë të tij lëshohet topi me shpejtësi nga 100 deri në 120 kilometër në orë. Në qendër të kafazit qendron lojtari. Ai duhet të jetë i përgatitur të presë, kontrollojë e më pas të qëllojë topin në një nga 72 kuadratet, pikërisht në atë ku ndizet drita jeshile.

E gjithë performanca e futbollistit regjistrohet elektronikisht dhe nëpërmjet një kompjuteri mund të shihet përqindja e topave të kontrolluar e goditur saktë dhe ata të gabuar, plus edhe kohëzgjatja përkatëse që i është dashur “x” lojtari.

Top Channel