
Sean Penn, Josh Brolin, Ryan Gosling, Nick Nolte dhe Emma Stone janë
protagonistët e “Gangster Squad”, filmi që në sallat amerikane do të
dalë më 11 janar dhe pak më vonë në ato evropiane.
Me regji të Ruben Fleischer, filmi tregon historinë e një skuadre policësh që ka si detyrë të ndalë gangsterin Mickey Cohen, që me aktivitetet e tij kriminale po e çon qytetin e Los Anxhelesit në degradim.
I frymëzuar nga ngjarje reale të ndodhura në vitet ’40 dhe ’50 në LA, filmi është një homazh për llojin e filmave “gangster/noir” dhe tregon atë epokë plot atmosferë, modë dhe një stil jetese mes “glamour” dhe dhunës.
“Gangster Squad” përmban një mori elementesh, me personazhe që përfshihen në shkëmbime zjarri, sherre dhe vrasje mizore.
Megjithatë, asnjë aktor i intervistuar për këtë film nuk ka dashur të flasë për çështjen e armëve në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër pas masakrës në shkollën elementare në Konektikat.
Regjisori Ruben Fleischer thekson se nuk janë filmat ata që nxisin dhunën, edhe pse ka vendosur të presë një skenë kryesore të filmit, një shkëmbim zjarri në një kinema.
Vendimi u mor pas të shtënave të regjistruara në një kinema në Aurora të Kolorados, korrikun e kaluar, motiv për të cilin dalja e filmit, e parashikuar për në shtator, u shty për në janar.
Top Channel