
Rritet padurimi për të parë “The Lone Ranger”, filmi i ri i Disney, i realizuar nga grupi i “Piratëve të Karaibeve”, i përbërë nga producenti Jerry Bruckheimer dhe regjisori Gore Verbinski.
Në këtë film, i frymëzuar nga figura e kalorësit të maskuar, luftëtari indian Tonto, i interpretuar nga Johny Depp, tregon historinë që ktheu John Reid nga një njeri të ligjit në një luftëtar që bën vetëdrejtësi.
Filmi po pritet me padurim më tepër nga fansat e Depp, të cilët presin një performancë të ngjashme me atë të piratit Jack Sparrow, me doza të larta humori.
Ndërkohë, fansa të tjerë të aktorit të madh shprehen skeptikë për këtë rol të tij. Ata duan ta shohin Depp në role më serioze dhe shprehen të mërzitur me rolin e piratit, apo atë të indianit që ka në këtë film.
Para se të interpretonte piratin Jack Sparrow, Depp ka luajtur një seri filmash të gjinive të tjera, mes të cilëve spikasin “Donnie Brasco”, “The Astronaut’s Wife”, “From Hell”, “Chocolat”, “Secret Window”, etj.
Top Channel