22 vjet pas rrëzimit të diktaturës,  në kryeqytetin e Shqipërisë është
vendosur për herë të parë një shtatore e Ahmet Zogut, një nga
personalitetet me dritëhije historike, figura e të cilit vazhdon edhe
sot të ngjallë polemika të forta.

Per zbulimin e shtatores së Ahmet Zogut nga Kryeministri Berisha dhe nipi i tij Leka Zogu, eshte zgjedhur jo rastesisht 24 dhjetori, dita qe njihet si “triumfi i Legalitetit”, kur Ahmet Zogu rimori pushtetin dhe rrezoi Qeverine e Fan Nolit.

Ne vleresimin e Kryeministrit Berisha, Ahmet Zogu eshte nje nga personalitetet e shquara te kombit shqiptar, qe jo vetem mbeshteti konsolidimin e pavaresise se Shqiperise, por bashke me shqiptare te tjere te medhenj orgnizuan Kongresin e Lushnjes dhe ia dolen te ndalonin copetimin perfundimtar te Shqipërisë.

“Ne vendosim këtu në këtë bulevard shtatoren e këtij burri që bëri më shumë se kushdo tjetër për t’i dhënë kombit Tiranën si kryeqytet. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, rend dhe siguri. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha nuk hezitoi te ndalej edhe ne momentin e diskutueshem te largimit te mbretit Zog nga Shqiperia nje dite perpara pushtimit fashist, duke e trajtuar ate jo si tradhti kombetare, por si nje gjest te refuzimit per regjimin fashist, kunder te cilit ai veproi ne mergim.

“Pasi nuk pranoi të kapitullonte dhe vendosi të vazhdojë luftën në mërgim do të ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej antifashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe të Evropës”, tha Berisha.

Per Kryeministrin Berisha, kur historia e gjykon Ahmet Zogun, peshorja nuk anon nga gabimet, por nga veprat e tij per ndertimin e shtetit modern shqiptar.

 

Top Channel