
Princi Harry prej më shumë se katër muaj ndodhet me mision ushtarak në Afganistan, në “timonin” e një helikopteri luftarak Apache.
Mediat në Afganistan, Rusi, Indi, Amerikë dhe Australi raportojnë se Princi u kthye me sukses në bazë pas operacionit të parë luftarak kundër militantëve talebanë.
Megjithëse operacioni dhe vetë aktiviteti i Princit Harry në Afganistan mbeten top sekret, mediat britanike citojnë burime ushtarake të afërta me pinjollin e familjes mbretërore që thonë se ai mori pjesë në një operacion ajror kundër një grupi taleban.
Nga predhat e lëshuara prej Apachit të tij, mësohet se është vrarë një lider rajonal taleban dhe disa të tjerë, anëtarë të grupit militant.
Detyra e Princit Harry në krye të Apache është mbështetja ajrore për trupat e NATO-s në terren.
Top Channel