
Tradita e serenatave nuk i ka munguar ditëve të fundit të këtij viti ku të rinj me kitara në duar kanë gjallëruar qendrën e qytetit të Korçës.
Serenatistët e rinj korçarë kanë sjellë një koncert festiv duke mbledhur dhjetra qytetarë të cilët kanë kënduar njëzëri serenatat e njohura të qytetit.
Mes tingujve të ngrohtë të kitarave, zërave të qytetarëve dhe kërcimit nën temperaturat e ftohta, ka vijuar axhenda e aktiviteteve kulturore të qytetit jug-lindor me rastin e festave.
“Ky aktivitet është në kuadrin e të gjithë festave të fundvitit. Dita e sotme i është përkushtuar serenatës dhe të rinjve serenatistë, sepse sic dihet në qytetin tonë ka shumë të rinj që e dashurojnë serenatën dhe ne kemi marrë nismën që të krijojmë grupin e parë i titulluar, Ëndërr Serenate”, thotë Vaske Nico, Kreu i Shoqatës së Serenatave.
Top Channel