Ambrosini: Më mirë Drogba se sa Balotelli

24/12/2012 18:15

Ndërsa administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ndodhet në Brazil për të negociuar shitjen e dyshes Robinho-Pato, mbi merkaton e janarit zëdhënës u shndërrua kapiteni Massimo Ambrosini.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, veterani i jep përgjigje pyetjes Balotelli apo Drogba. “Unë mendoj se talenti i lindur nuk mund të mjaftojë. Përsa i përket Balotellit, mendoj se sjellja e gabuar në raste të shumta nuk mund të justifikohet vetëm me moshën”.

Përsa i përket sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Ambrosini shtoi: “Gjithmonë më ka pëlqyer shumë. Është një profesionist dhe profesionistët janë gjithmonë të dobishëm dhe të mirëpranuar tek Milani. Ka forcë karakteri, personalitet dhe karizmën e duhur”.

Megjithatë, sipas kapitenit, i fundit i mbijetuar nga një brez i vjetër i artë, Milani e ka realizuar ndërkohë goditjen më të suksesshme të këtij viti. “El Sharaaëy më ka befasuar shumë, ndonëse e njihja cilësinë e tij. SI më i vjetër, i them që nuk duhet të vetkënaqet. Është i rid he i zgjuar, është e rëndësishme që të mos mësohet të luajë vetëm në funksion të golit, por të përpiqet të përmirësohet në tërësi në lojën e tij”.

Top Channel