Roma shkatërron Milanin

23/12/2012 00:00

Roma ndal serinë e rezultateve pozitive të Milanit në kampionat. Verdhekuqtë fituan në Olimpiko ndaj skuadrës së Alegrit me rezultatin 4-2 në një ndeshje spektakolare. Roma dominoi takimin, ndërkohë që pjesën e parë e mbylli në avantazh 3-0.

Burdiso hapi goleadën e Romës në minutën e 13 pas një goditje këndi. Milani e pati të vështirë të reagojë, ndërkohë që Roma vijoi me lojën e saj. Osvaldo i çoi shifrat në 2-0, ndërkohë që Erik Lamela fundosi akoma më shumë Milanin.

Në pjesën e dytë ishte sërish Lamela që ndëshkoi Milanin duke shënuar edhe golin e katërt. Kuqezinjtë u zgjuan shumë vonë, megjithatë arritën të shënonin golin e parë me Pazzinin me anë të një 11-metërshi dhe pas 60 sekondash Bojan Krkic ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke shënuar golin e dytë për Milanin.

Interi humbet sërish terren në Serinë A. Skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Xhenoan në San Siro dhe tashmë e sheh veten të humbasë një pozicion në renditje kundrejt Napolit dhe Lacios.

Napoli mundi Sienën 2-0  duke u ngjitur në vendin e dytë në klasifikim. skluadra e drejtuar nga Valter Maxarri pati shumë përobleme në këtë ndeshje dhe i shënoi giolat vetëm në fundin e takimit. Maxho zhbllokoi rezultatin për Napolin, ndërsa Kavani vulosi përfundimisht fitoren me 11-metërsh.

Fitore mori edhe Lacio që mundi Sampdorian me rezultatin e mgushtë 1-0.

Fiorentina fitoi pastër ndaj Palermos në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 3-0. Të tre golat për Fiorentinën u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes dhe protagonist u bë Stevan Jovetic.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Bolonja u mund nga Parma 2-1, Torino mundi Kievon 2-0, ndërsa Atalanta barazoi 1-1 me Udinezen.

Top Channel