Milan, Galliani në Brazil për Robinho-Pato

23/12/2012 00:00

Destinacioni i Adriano Galliani-t është Brazili, por ka qenë vet ai që ka konfirmuar se udhëtimi në amerikën-jugore nuk është për qejf.

“Është një udhëtim i programuar prej muajsh. Do të jetë për punë dhe jo për pushime, pasi kemi dy tratativa në zhvillim e sipër. Sigurisht, për Pato-n dhe Robinho-n, pasi kanë qenë ata që kanë kërkuar të largohen. Megjithatë, e di shumë mirë se çfarë mund të ndodhë, nëse ata largohen”, ka thënë administratori i deleguar i Milan-it.

Ndërkohë, është vetëm çështje ditësh dhe, së shpejti, Robinho do të jetë i Santos-it, kurse Pato i Corinthians-it.

E vështirë të thuhet se cili do t’i zëvendësojë, sepse Silvio Berlusconi nuk ka dhënë shumë shpresa për një goditje të madhe në janar.

“Drogba është një futbollist, që më pëlqen shumë dhe është me të vërtetë një nga më të fortët, por në këtë moment kushton shumë. Mund ta blejnë vetëm skuadrat ruse dhe ato arabe. Milan nuk duhet të marrë më lojtarë të konsumuar, duhet të synojmë nga të rinjtë edhe kur bëhet fjalë për merkaton”, tha Galliani.

Ndërsa për Balotelli-n: “Mund t’iu siguroj se nuk do të vijë”.

Top Channel