SHBA, aktorët përkrahin kontrollin e armëve

22/12/2012 10:40

Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow dhe Beyonce janë tre nga personazhet e famshëm që i janë bashkuar fushatës për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur para se të vriste veten.

Klipi zgjat 1 minutë e gjysmë dhe në të VIP-at pyesin: “Edhe sa shkolla të tjera? Edhe sa klasa të tjera? Edhe sa kinema të tjera para se ligjbërësit të shtrëngojnë rregullat?”

Një kast aktorësh dhe këngëtarësh duke përfshirë Michelle Williams, Reese Witherspoon, Kate Hudson, Cameron Diaz, Ellen DeGeneres, Julianne Moore, Chris Rock, Jamie Foxx, Olivia Munn, Selena Gomez, Paul Rudd, Jon Hamm, Jennifer Westfeldt, Will Ferrell, Sarah Silverman, Amy Poehler, Adam Scott, Rashida Jones, John Slattery, Jeremy Renner, Conan O’Brien shfaqen në video.

Ndërsa Robert De Niro bëri thirrje për sa më pak dhunë në filma një ditë më parë: ‘Nuk më pëlqen dhuna në çdo film, dhuna që nuk ka kuptim dhe që një film mund të bënte shumë mirë edhe pa të”, nënvizoi De Niro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta