Kristen Stewart: E emocionuar që do të jem sërish Borëbardha

22/12/2012 10:10

Filmi “Borëbardha dhe Gjahtari” për pak i kushtoi lidhjen me Robert Pattinson, por Kristen Stewart thekson se mezi po pret të interpretojë në pjesën e dytë të këtij filmi.

Aktorja 22-vjeçare, e cila pati një marrëdhënie gjatë verës me regjisorin e filmit, Rupert Sanders, tha për ‘Indiewire’: “Do të jetë diçka fantastike! Jam shumë e emocionuar, por nuk më lejohet të flas për detajet e filmit të dytë.”

Gjithsesi, Rupert Sanders nuk do të jetë regjisori i filmit të ardhshëm për shkak të polemikave që shkaktoi marrëdhënia me aktoren e re. Regjisori tashmë është i përqendruar për të shpëtuar martesën e tij me Liberty Ross.

Xhirimet e filmit do të nisin nga fundi i vitit 2013 dhe ende nuk dihet kush do të jetë regjisori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA