UEFA, 1 vit pezullim për Malagën

21/12/2012 17:00

Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve i UEFA-s ka vendosur përjashtimin e klubit spanjoll të Malagës nga kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm për probleme financiare dhe mospagim të rrogave të futbollistëve.

Malaga nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve apo Europa League nëse klasifikohet në një nga sezonet 2013/14, 2014/15, 2015/16 dhe 2016/17.

Të njëjtin dënim kanë marrë edhe Hajduku i Splitit (Kroaci), Rapidi dhe Dinamo e Bukureshtit (Rumani) e Partizani i Beogradit (Serbi).

Michel Platini pati thënë që fair-play financiar ishte diçka serioze dhe UEFA ka nisur të marrë masat e para. Sipas rregullave të lojës së ndershme financiare, një klub mund të shpenzojë vetëm ato para që fiton gjatë një sezoni dhe asnjë qindarkë më shumë.

Top Channel